Ja kush e fitoi Eurovision këtë vit!

vovalbania May 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja kush e fitoi Eurovision këtë vit!

Zvicra, e përfaqësuar nga “The Code” – Nemo është shpallur fituese e Eurovision, me votat e jurisë dhe të publikut, duke rrëmbyer në total 591 pikë.

Në vend të dytë mbeti Kroacia, e cila përfaqësohej denjësisht me Baby Lasagna – “Rim Tim Tagi Dim”.

Kjo mbrëmje e Eurovision-it ishte e mbushur me surpriza, sidomos kur Izraeli, në një moment u ngjit në krye të listës, pasi mori mbi 300 pikë nga publiku.

Për Zvicrën, është hera e tretë që fiton garën e Eurovision, pasi më parë e ka fituar në vitin 1956 dhe në vitin 1988, me Celine Dion.

Sa i përket Nemo, janë artistët e parë non-binary që fitojnë Eurovision-in.

5 vendet që triumfuan në Eurovision 2024:

Zvicra – 591 pikë

Kroacia – 547 pikë

Ukraina – 453 pikë

Franca – 445 pikë

Izraeli – 375 pikë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 53701 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE