Fifi e ka zgjedhur që tani këngëtarin që do në dasmën e saj!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fifi e ka zgjedhur që tani këngëtarin që do në dasmën e saj!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Teksa, bukuroshja ka treguar se ka qenë prezente së bashku me partnerin e saj në një nga koncertet e këngëtarit të mirënjohur Labinot Tahiri, i njohur ndryshe në publik si Labi, artistja i ka bërë një kërkesë publike duke pasur ide të qarta lidhur me dasmën e saj.

Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë

Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme se këngëtarja është ndarë nga partneri i saj. Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga artistja, teksa i hedh poshtë të gjitha këto zëra. Në një shkrim të bërë në InstaStory, ajo shprehet e revoltuar për mënyrën se si shihen gjërat në publik.

Së fundmi Fifi ka postuar në Instagram një foto të saj gjatë një performance në një nga koncertet e fundit, ku shfaqet duke performuar në shi dhe duke na ka treguar kështu se ky faktor nuk e ka penguar të këndojë për personat që e duan dhe e mbështesin. Për këtë veprim të Fifit edhe partneri i saj, Adisi ka reaguar, duke postuar foton e saj në Instastory, ku dhe shprehet se ndihet shumë krenar për të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE