Juli apo Meritoni në finale? Ja kë zgjedh Egla
Edhe dy javë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të tretë të Big Brother Vip dhe finalisti i parë i këtij sezoni është Romeo Veshaj.
Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme u hap një televotim për finalistin e dytë të këtij sezoni, mes Julian Dedës dhe Meriton Mjekiqit.
Ky televotim është komentuar nga banorët si një televotim i fortë pasi të dy banorët janë nga lojtarët të cilët kanë dhënë shumë në lojën brenda shtëpisë më të famshme.
Së fundmi Graciano, Françeska dhe Egla kanë diskutuar në lidhje me këtë televotim se kush nga dy banorët do të shkojë në finale si finalisti i dytë. Graciano gjatë bisedës është shprehur me bindje se këtë televotim duhet ta fitojë Juli, ndërsa Françeska ka kundërshtuar duke thënë që përveç Julit edhe Meritoni ka dhënë shumë për lojën brenda në shtëpi.
Egla në mëdyshje për banorët ka reaguar duke thënë që Juli është mashtrues bashkë me Meritonin sepse edhe ky i fundit ka filluar të luajë një lojë si të Julit. Sipas Eglës Meritoni ju jep zë çfarë do lloj gjëje që Juli bën.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Graciano duke shtuar që ata shihen në sy kur diskutojnë për të konfirmuar me njëri-tjetrin.