“Mes meje dhe…”, cilët mendon Françeska se do të shkojnë në finale?

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mes meje dhe…”, cilët mendon Françeska se do të shkojnë në finale?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Ditën e sotme Françeska u shpreh se Egla dhe Meritoni e meritojnë jashtëzakonisht shumë finalen dhe nuk e vë në dyshim këtë gjë. Ndërsa nëse do kishte një vend tjetër për në finale, Murati u shpreh se mes saj dhe Heidit,  kjo e fundit mund të ketë më shumë fansa, mbase edhe nga “Grande Fratello”.

Unë nuk e diskutoj që ti do të jesh në finale, as që nuk e diskutoj që do jetë Meritoni, sepse të dy e meritoni jashtëzakonisht shumë. E meritoni dhe as nuk e vë në dyshim këtë gjë. Pastaj nëse është një vend i fundit dhe ngel midis meje dhe Heidit… Unë e di që ajo ka një publik të madh, mbase nga Grande Fratello. Dashuria i ka dhënë një vëmendje shumë më të madhe se sa mund të kem pasur unë. Kështu që unë jam në paqe me këtë fakt

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54650 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE