Xi-Putin: Marrëdhëniet Kinë-Rusi stabilizojnë botën!

vovalbania May 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xi-Putin: Marrëdhëniet Kinë-Rusi stabilizojnë botën!

Në nisje të vizitës në kryeqytetin e Kinës, Pekin, presidenti rus Vladimir Putin u prit nga homologu Xi Jinping. Pjesë e diskutimeve u bë edhe çështja e konfliktit Rusi-Ukrainë e që Moska e përshkruan si “operacion special ushtarak për të çmilitarizuar” vendin fqinj. Jinping vuri në dukje se kjo çështje kërkon një “zgjidhje politike”.

Zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve Kinë-Rusi nuk është vetëm në interesat themelore të dy vendeve e popujve tanë, por gjithashtu promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe botës në përgjithësi.

Kina është e gatshme që të punojë me Rusinë për të mbetur një fqinje e mirë, një mike e mirë e një partnere e mirë duke i besuar njëra-tjetrës dhe duke vazhduar konsolidimin e miqësisë mes dy popujve në zhvillimin e tyre kombëtar, rigjallërimin, si dhe mbështetjen për barazinë e drejtësinë në botë.

Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin shkoi në sheshin “Tienanmen” të Pekinit sot në mëngjes, në kuadër të vizitës së tij shtetërore dyditore në vendin aziatik. Presidenti i Rusisë u prit nga Xi, me të cilin shkëmbeu një shtrëngim duarsh sipas pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt nga rrjeti shtetëror CCTV.

Nga ana e tij, Putin tha se “çdo aleancë e mbyllur politike dhe ushtarake dëmton rajonin e Azi-Paqësorit”. Komentet i bëri gjatë një konference shtypi me homologun kinez:

Nuk ka vend për aleanca të mbyllura ushtarako-politike. Ne besojmë se është shumë e dëmshme dhe kundërproduktive që të krijohen aleanca të tilla.

Po ashtu, Putin tha se i është mirënjohës Kinës për iniciativat e saj të paqes në lidhje me konfliktin në Ukrainë e që vijon prej më shumë se dy vitesh tashmë.

Ne u jemi mirënjohës miqve e kolegëve tanë kinezë për iniciativat që po paraqesin për zgjidhjen e këtij problemi.

Pekini zyrtar, i cili kurrë nuk e ka dënuar Rusinë lidhur me luftën me Kievin, vazhdimisht bën thirrje për respektimin e integritetit territorial të të gjitha vendeve, përfshirë të Ukrainës, ndërsa kërkon që të merren parasysh shqetësimet e aleatit të tij rus.

Perëndimi është vendosur në krah të Ukrainës dhe i ka vënë sanksione Rusisë. Po ashtu, vendet perëndimore me në krye Amerikën, po ndihmojnë ushtarakisht shtetin ukrainas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 53004 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE