Në fund të janarit 2023 hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit në Porto Romano!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në fund të janarit 2023 hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit në Porto Romano!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sot bëri të ditur se “gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, në Durrës do të hapet në fund të muajit janar të vitit 2023”. Në ceremoninë e mbajtur për prezantimin e projektit, Balluku theksoi rëndësinë e këtij projekti jo vetëm për vendin tonë por edhe atë të rajonit, përfshirë Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, kryeministri Rama tha:

Ky është një port që e çon bashkëpunim rajonal në një nivel tjetër. Ambicia jonë është që porti i ri tregtar i Durrësit të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me Perëndimin dhe me gjithçka tjetër përtej anës perëndimore dhe Ballkanit Perëndimor.

Prandaj e kemi nisur këtë proces paralelisht, në radhë të parë me Kosovën, ashtu siç kemi nisur punën me hekurudhën kemi mbështetur studimin e fizibilitetit për Portin e Thatë të Prishtinës dhe kemi bindur BE-në për të financuar Korridorin e 8-të.

Prej shumë shekujsh, Durrësi ka qenë i konsideruar si taverna e Adriatikut dhe ka pasur një përmasë të rëndësishme falë rrugës Egnatia, që e ktheu Durrësin në limanin më të rëndësishëm në Mesdhe.

Thënia e vjetër që nga Perandoria Romake se “të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, falë “Royal Haskoning DHV” do të bëjë që të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor të çojnë në Durrës.  Sot jemi në shekullin XXI dhe jemi vonë. Po të kishte nisur kjo punë 30 vite më parë, sot do ishim duke marrë frytet. Por kjo punë nis sot sepse janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin e XXI.

Durrësi, duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Prishtinës e Strugës do t’i japë këtij rajoni një fytyrë dhe kapacitet krejt tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE