‘Se meritoi, ja bleu…’/ Edona ngre dyshime për fitoren e Lumit në ‘BBVK
vovalbania
February 06, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Transgjinorja Edona James ka dhënë intervistën e saj të parë pas finales së madhe të Big Brother VIP Kosova.
E ftuar në emisionin “Hallakamë”, Edona ka folur për fituesin e këtij edicioni, ish-futbollistin Lumbardh Salihu, duke e cilësuar fitoren e tij të pamerituar.
“Unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100 për qind këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet. Edhe unë po t’i kisha futur 50 mijë euro vota, do ta kisha fituar”, u shpreh Edona.
“Unë po i shoh gjërat, po i shoh reagimet. Po i shoh videot se si krejt njerëzit janë bërë nervozë, dhe krejt po thonë ‘Ti ke qenë Big-i. Pa ty nuk kish qenë Big Brother kaq i madh’”, tha tutje James.