Ish-banori i Big Brother, komenton “BBV3”: Këtë vit është diçka ndryshe…
Ditën e sotme Ar Bakalli ishte i ftuar në “Ndryshe”. Në një kohë kur duket se është e pashmangshme të flasësh për “Big Brother Vip Albania”, fenomenin mediatik që ka thyer çdo rekord, edhe ish-banori i Big Brother nuk i rezistoi tundimit për t’u shprehur për këtë çështje.
Ata janë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe e gjithë vëmendja është e përqëndruar të ta, por si i komenton Ar Bakalli disa nga dinamikat e tyre?! Ai ka krahasuar “BBV” sot me Big Brother vite më parë kur ai ishte pjesë.
Ka ndryshuar shumë Big Brother që në periudhën kur isha unë. Atëherë kishte shumë më tepër etikë sepse me kalimin e viteve bëhen trend konfliktet, rrethanat ishin të atilla. Çfarë pasuan pas nesh u bënë më brutalë.
Por si e komenton ai “BBV3”?!
Këtë vit nuk ka shumë protagonizëm. Këtë vit është diçka ndryshe. Kemi qejf ta shohim. Të gjithë personazhet po prodhojmë. Janë bërë të gjithë aktivë. Kanë dalë nga vetja herë pas herë.