“Shteti të paguajë kurimin”, protestë për rastin e dhunimit të 22-vjeçares nga Kenia
“Çdo jetë ka rëndësi”. Më këtë moto po zhvillohet pasditen e sotme një protestë në Tiranë për rastin e dhunimit të 22-vjeçares nga Kenia, e cila ndodhet në gjendje të rëndë spitalin e Traumës.
Aktivistja Xheni Karaj, e cila mori pjesë në protestë u shpreh se shteti tentoi të fshehë ngjarjen. Ajo kërkoi drejtësi për 22-vjeçaren që po lufton për jetën.
“Vetëm për njerëzit e kamur punon drejtësia? Fshehja e këtij krimi vendos një precedent ndaj të pambrojturve në vendin tonë. Kërkojmë më forcë hetimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Institucionet të paguajnë faturat për kurimin e saj jashtë vendit”, u shpreh Karaj.
Ndërsa avokati Idajet Beqiri u shpreh i revoltuar se fshehja e krmit është një krim në vetvete.
“Mora pjesë në këtë protestë si qytetar. E konsideroj një turp të madh për institucionet shqiptare. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht dhe policia nuk njoftoi qytetarët. Policia e shtetit e fshehu krimin, Ka të bëjë me racizëm apo ka arsye të tjera? Fshehja e krimit është krim në vetvete”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 13 gushtit. Kanë qenë shoqet e 2-vjeçares që e kanë identifikuar atë në gjendje kritike për jetën.
Theksojmë se vajza ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.
22-vjeçarja punonte në nga kazinotë e kryeqytetit. E ëma është njoftuar 2 ditë më vonë për ngjarjen e rëndë.
Joy Aoko banonte në një banesë me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”, aty ku u gjet pa ndjenja në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit.