Bebja e parë e vitit është vajzë, Promisa vjen në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”!
Bebja e parë për vitin 2023 në Shqipëri është një vajzë. Ministrja Ogerta Manastirliu ka zbuluar foton e bebes që lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Ajo bën të ditur se vajza quhet Promisa ndërsa një minutë pas trokitjes së orës 12:00, ka lindur një djalë i cili u pagëzua me emrin Orjol. Bebat dhe nënat gëzojnë shëndet të mirë. Në postimin e saj shkruhet:
Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00. Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë.
Mirë se erdhët Promisa💗 dhe Orjol ❤️ Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin…
Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, December 31, 2022