Vogëlushja e cila ëndërron të bëhet paleontologe zbulon një dhëmb peshkaqeni 15 milionë vjeçar!
Një 9-vjeçare nga Maryland që kërkonte për dhëmbë peshkaqeni në një plazh bëri zbulimin e saj më të madh deri më sot, një dhëmb megalodon të peshkaqenit më të madh në botë 15 milionë vjeçar. Molly Sampson ishte duke kërkuar për dhëmbë peshkaqeni në shkëmbinjtë e kontesë Calvert në ditën e Krishtlindjes kur gjeti një dhëmb megalodon në madhësinë e dorës së saj. Sampson tha:
Nuk mund ta besoja, ishte kaq emocionuese. Zakonisht gjej të vegjël, nuk e kisha menduar kurrë se do të gjeja një të madh të tillë.
Sampson e çoi zbulimin e saj në Muzeun Detar Calvert në ishullin Solomon, ku ekspertët konfirmuan se ishte një dhëmb i lashtë megalodon. Stephen Godfrey, kuratori i paleontologjisë në muze tha:
Bazuar në vendin ku ajo e gjeti në shkëmbin Calvert, ne vlerësojmë se është rreth 15 milionë vjet i vjetër.
Ndërkaq, Sampson theksoi se shpreson të bëhet paleontologe kur të rritet.