Barrikadat në veri, KFOR kërkon kohë për largimin e tyre!

vovalbania December 20, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Barrikadat në veri, KFOR kërkon kohë për largimin e tyre!

Në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë ende nëntë barrikada, duke penguar kështu lirinë e lëvizjes dhe dhe për këtë  KFOR nuk ka ende një datë kur mund të largohen barrikadat duke kërkuar më tepër kohë në dispozicion. Kërkesën e KFOR e ka bërë publike si informacion kryeministri Albin Kurti.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

Lidhur me heqjen e barrikadave, KFOR-in është pyetur nga mediat nëse do të  ndërmerret ndonjë veprim për heqjen e tyre gjatë këtyre ditëve dhe KFOR është përgjigjur se është gjatë gjithë kohës në monitorimin e situatës.

“KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë, duke përfshirë edhe me trupa shtesë dhe shtim të patrullimeve në veri të Kosovës këtë javë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR është pyetur edhe për kërkesën e presidentit serb për vendosjen e 1000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë, por nuk i është përgjigjur konkretisht mediave vendase duke thënë se presin që të koordinohen të gjithë aktorët e shtetit dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës.

“Ne presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në veri të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Pantiç dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE