Shtetet më të mira në botë për të rritur fëmijët tuaj!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shtetet më të mira në botë për të rritur fëmijët tuaj!

Sipas analizave të kryera nga ekspertë të organizatës UNICEF, pesë janë shtetet më të mira për të rritur fëmijët tuaj. Japonia renditet në vendin e parë sa i takon vdekshmërisë më të ulët në botë të fëmijëve, si dhe numrin më të vogël të atyre që vuajnë nga obeziteti. Shkalla e përgjithshme e vrasjeve është 0.2 për 100.000 banorë. Japonia ka gjithashtu një nga sistemet arsimore më të mira në botë, duke u renditur në vendin e 12-të midis 76 vendeve dhe rajoneve.

Ndonëse nuk është në krye të renditjes së përgjithshme të Unicef-it, Estonia vlerësohet për një numër të madh faktorësh. Fëmijët janë të ekspozuar shumë pak ndaj ndotjes së ajrit, ndotjes akustike apo pesticideve. Ka hapësira ​​të shumta të gjelbra dhe fëmijët argëtohen në parqe e kënde lojërash. Një nga pikat më të forta të vendit baltik është sistemi arsimor. Estonia, gjithashtu, ka disa nga politikat më bujare për prindërit e rinj sa i takon pushimeve vjetore dhe paketave ekonomike.

Sipas UNICEF-it, Spanja ka nivelin më të ulët të fëmijëve që sëmuren për shkak të ndotjes së ajrit ose ujit. Fëmijët në Spanjë kanë mirëqenie të lartë. Ata dallojnë për aftësitë sociale, artistike dhe akademike. Vendi renditet i treti për mirëqenien mendore të fëmijëve dhe i katërti për aftësitë akademike dhe sociale, ndërsa shkalla e vetëvrasjes së adoleshentëve është thuajse inekzistente.

Finlanda, e cila renditet e pesta në raportin më të fundit të UNICEF-it, konsiderohet vendi ideal sa i takon hapësirave të gjelbra dhe cilësisë së ajrit. Është gjithashtu një nga vendet me performancën më të mirë në botë për sa i përket arsimimit dhe aftësive matematikore të fëmijëve.

Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve të grupmoshës nga 5 deri në 14-vjeç është një nga më të ulëtat në botë. Përgjithësisht, fëmijët mësohen që në moshë të vogël të jetojnë në një marrëdhënie të ngushtë me natyrën, duke luftuar kështu ankthin dhe depresionin.

Në krye të klasifikimit është Holanda, e cila vlerësohet shumë për sa i takon shëndetit mendor të fëmijëve dhe aftësive të tyre shkollore. 9 nga 19 fëmijë thonë se ndihen të lumtur dhe se bëjnë miq lehtësisht. Shteti u mundëson fëmijëve të marrin pjesë në kurse të ndryshme dhe aktivitete të shumta sportive apo artistike, pa asnjë pagesë. Holanda u ofron mbështetje shumë të madhe edhe prindërve, duke iu dhënë ditë të shumta pushimesh dhe ndihmë ekonomike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE