Sa shumë qenka rritur! Arbana Osmani na zbulon ca poza të ëmbla të Zoit (Foto)
vovalbania
August 03, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është tashmë nënë e tre fëmijëve dhe shpesh ndan momente me familjarët e saj në rrjetet sociale.
Nëse portretin e Jonit e kemi parë prej vitesh dhe është kthyer në një personazh të dashur për ne, moderatorja po tregohet ende e rezervuar përsa i përket Diellit dhe Zoit.
Pavarësisht kësaj, Arbana herë pas here poston foto të tyre në rrjetet sociale, por duke u kujdesur që të mos e tregojë portretin e tyre, si këto foto të fundit të Zoit.