Pse çiftet në Japoni nuk thonë kurrë “të dua” dhe si e shprehin ata dashurinë!
Tokio mund t’i ketë dhënë botës disa nga pozat më romantike, me çifte që pozojnë përpara luleve të pafundme të qershisë çdo pranverë, por japonezët janë të vetmit njerëz që e kanë shumë të vështirë të thonë frazën romantike “të dua”. Sipas një sondazhi, vetëm 45% e meshkujve në të 20-at dhe 30-at e kanë thënë të paktën një herë në jetë.
Sa i përket moshatareve të tyre femra, 64% preferojnë fjalën “suki” (më pëlqen) ndaj fjalës “aishiteru” (të dua), kur shprehin ndjenjat e tyre ndaj partnerit të tyre. Kur burri i Princeshës Mako, Kei Komuro, tha “të dua” në publik në vitin 2021, shumica e japonezëve e konsideruan këtë gjest si të çuditshëm dhe melodramatik.
Por pse japonezët shmangin frazën “të dua”?
-Preferojnë të shprehen në mënyrë indirekte. Ata besojnë se bukuria e gjuhës qëndron në atë që nënkuptohet. Kjo është arsyeja pse pas një takimi të dështuar ata mund të dërgojnë një mesazh si “do të shihemi përsëri një herë” në vend që të refuzojnë drejtpërdrejt personin tjetër.
E njëjta gjë vlen edhe për shprehjet e dashurisë. Për shembull, në vend që të bëjë një propozim të qartë martese, një burrë japonez mund t’i kërkojë të dashurës së tij t’i gatuajë supë miso çdo ditë.
-Ata besojnë se nëse ka kimi të mirë mes dy njerëzve, fjalët janë të panevojshme. Një çift i lumtur është kur dikush mund të lexojë mendjen e tjetrit dhe të kuptojnë ndjenjat e tyre pa u shprehur qartë.
-Fjala “dashuri” nuk ka të njëjtën peshë në fjalorin japonez. Për shembull, mund të themi “Dashuroj të udhëtoj”, por për një japonez do të ishte e tepërt përdorimi i kësaj fjale. Kështu ata preferojnë të përdorin fjalën daisuki, e cila gjithashtu konsiderohet e fortë.