Itali, së shpejti RAI do të flasë edhe në gjuhën arbëreshe!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, së shpejti RAI do të flasë edhe në gjuhën arbëreshe!

“Në Radio Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht”. Kështu shkruan Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në faqen e saj online.

Ky vendim vjen në kuadër të takimit të 3 korrikut të këtij viti në Senatin e Republikës Italiane në Romë, në Pallatin “Giustiniani” ku u mbajt veprimtaria studimore mbi Arsimin dhe Komunikimin për Mbrojtjen Kushtetuese të Pakicave Gjuhësore Historike Arbëreshe në Itali. Në këtë takim ishte e pranishme edhe prof.Diana Kastrati nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).

Kjo veprimtari e promovuar nga Fondacioni “Crucitti”, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë së Rai-t në Kalabri ishte e një rëndësie të veçantë, pasi në nivel kushtetues solli në vëmendje pakicën gjuhësore arbëreshe, me iniciativën dhe pjesëmarrjen e zv.presidentit të këtij Senati, Maurizio Gasparri.

Komisioni parlamentar për drejtimin dhe mbikqyrjen e përgjithshme të shërbimeve televizive ka paraqitur ndryshimin e Skemës së Kontratës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Radio Televizionit Publik Italian, Rai në vitet 2023-2028.

Amendamenti i Paragrafit 4, i paraqitur nga nënkryetari Maurizio Gasparri shprehimisht thotë:

Komisioni përcakton zgjedhjen e një selie rajonale të statutit të zakonshëm të Rajoneve, të cilave do t’iu besohen nivelet minimale të mbrojtjes për gjuhën arbëreshe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE