Qendra e filmit fton shtëpitë filmike të paraqesin veprat për çmimet Oscar!
vovalbania
August 31, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Hapet gara për kandidaturën e Shqipërisë për çmimet Oscar. Qendra Kombëtare e Kinematografisë, fton shtëpite filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR.
Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë. Çmimet do të akordohen nga “The Academy of Motion Picture Arts and Sciences” më 10 mars 2024.
Disa nga kriteret sipas QKK janë:
Kandidaturat mund të dërgohen deri më 2 tetor. “A cup of coffee and new shoes on”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, ka qenë kandidatura e fundit e Shqipërisë në Oscars.