Nuk arriti dot të kalojë në fazën tjetër, Ronaldo Sharka mbyll rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”!
“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Ronaldo Sharka ka mbyllur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”. Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit. Pasi kërceu, si asnjëherë më parë të realizuar në skenën e kërcimit, në mënyrë të rastësishme, pa asnjë koreografi të përgatitur paraprakisht.
Pasi grupi “Kalle” nuk arriti ta fitojë sfidën, grup ku ai bënte pjesë, u desh që të performonte një vals së bashku me partneren e tij të kërcimit. Ai u vlerësua me 22 pikë dhe ndërkohë ishte ende i rrezikuar në eleminim. Në fund, mbeti vetëm ai dhe Ina Kollçaku. Juria pasi pa freestyle-n e tyre, ai u eleminua nga vendimi i jurisë.