Njihuni me të gjithë performancat e yjeve të DWTS për mbrëmjen e sotme!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me të gjithë performancat e yjeve të DWTS për mbrëmjen e sotme!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo çift konkurrues të grupit “Kalle”. Kjo pasi ata humbën sfidën ndaj grupit “Krushqit”, të cilët dolën më të votuarit dhe nuk garuan këtë mbrëmje.  Ndiqini si më poshtë:

Fifi & Graciano – 31 pikë

Atalanta Kërçyku & Luixhino – 29 pikë

Ina Kollçaku & Eltion – 26 pikë

Eni Shehu & Odeta – 31 pikë

Ronaldo Sharka & Frenki – 22 pikë

Juliana Nura & Dion – 30 pikë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49534 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE