Ylli i Hollivudit Nicole Kidman, ambasadorja më e re e Balenciagas!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i Hollivudit Nicole Kidman, ambasadorja më e re e Balenciagas!

Aktorja e njohur Nicole Kidman është ambasadorja më e re e Balenciaga-s. Shtëpia e modës zbuloi se do ta çojë marrëdhënien e saj me 56-vjeçaren, në një nivel tjetër. Kidman tha se është e emocionuar për të punuar me markën luksoze në këtë rol të ri. “Balenciaga ka qenë me mua gjatë disa prej ngjarjeve më të paharrueshme në jetën time, nga dasma ime te tapeti i kuq i Oscars”,-tha Nicole në një deklaratë për shtyp.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman)

Nicole është e famshmja më e fundit që iu bashkua listës së ambasadorëve të shtëpisë së modës, e cila aktualisht përfshin aktorët Isabelle Huppert, PP Krit Amnuaydechkorn dhe Michelle Yeoh. Kjo e fundit njoftoi lajmin muajin e kaluar. Ndërkaq, rikujtojmë se sfaqja e fundit në publik e Kidman thuhet se i ka bërë miqtë dhe familjen e saj mjaft të shqetësuar për shëndetin e aktores.

Kidman e cila ka humbur mbi 20 kilogramë muajt e fundit, u pa në CMA Awards muajin e kaluar dhe dukej mjaft e dobët. Burimet kanë bërë të ditur për RadarOnline.com se humbja e peshës së Kidman është bërë aq ekstreme sa kockat e saj janë duke i dalë nga trupi. Një mik i saj u shpreh:

Ajo është dobësuar aq shumë, kockat e saj po duken shumë dhe gjymtyrët e saj duken sikur mund t’i marrë era. Ajo ka humbur aq shumë peshë sa duket se duhet të shtrohet në spital.

Nicole Kidman stuns in black at the CMA Awards https://t.co/bjGcuz0dg6 pic.twitter.com/72DLi5O9gV

— Variety (@Variety) November 9, 2023

Burimet pohojnë se humbja e peshës së Kidman është motivuar nga dëshira për të konkurruar me aktore më të reja, si Jennifer Lawrence dhe Margot Robbie. Sa i përket jetës personale, Nicole Kidman në një intervistë për “CBS Mornings” teksa promovonte filmin e saj të ri “Becoming the Ricardos”, foli për romancën e saj dhe të Urban. Në lidhje me marrëdhënien e saj me këngëtarin fitues të “Grammy” ajo i tha Gayle King se:

E takova atë më vonë dhe ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ai njeri është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64989 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE