Aksident rrugor me dy viktima në Greqi, njëri prej tyre shqiptar!
vovalbania
December 16, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident rrugor me dy viktima në Greqi, një prej tyre shqiptar. Rreth 30 minuta pas mesnate, dy automjete u përplasën mes tyre në aksin kombëtar Drama-Eksoxi në vendin fqinj, me pasoja fatale për dy persona.
Mediat greke raportojnë se në aksidentin tragjik u përfshi një makinë me drejtues një 41-vjeçar grek, si dhe një tjetër që në timon kishte një shtetas shqiptar, i moshës 61-vjeç.
Nga goditja tepër e fortë, që dy shoferët ndërruan jetë në vendngjarje. Po ashtu, raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Policia në Greqi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.