Parashikimi i motit, e enjte, 28 dhjetor 2023!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore, në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë, reduktim i shikimit në orët e mëngjesit, në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
5/13
Diell
Kukës
4/9
Diell
Lezhë
5/14
Diell
Dibër
3/8
Diell
Durrës
9/17
Diell
Tiranë
10/19
Diell
Elbasan
10/18
Diell
Berat
8/19
Diell
Vlorë
9/17
Diell
Korçë
1/9
Diell
Gjirokastër
3/14
Diell
Sarandë
7/17
Diell