‘Për nder rroj…’- I biri i 41-vjeçares tregon fjalët e saj të fundit para se të vriste veten, ja kush dyshohet se ka ‘gisht’
Një nënë e 4 fëmijëve në fshatin Vardallë të Sukthit vrau veten pasi u bullizua në TikTok nga një profil fals me emrin e saj.
Prej kohësh, 41-vjeçarja ishte bërë objekt bisede nga kolegët në fasonerinë ku ajo punonte dhe ku etiketohej si një grua e pamoralshme.
Ky makth e përndiqte prej kohësh dhe më 2 Janar, Bedrie Loka mori vendimin fatal duke i dhënë fund jetës.
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik dhe policia zgjodhi të heshtë edhe pse rasti u denoncua nga vetë viktima 1 vit më parë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe deri të martën e 2 janarit, 41-vjeçarja ia kishte pohuar herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, pasi nuk e mbante dot peshën e ‘përdhosjes’ së nderit të saj.
“Sepse jam nuse në familje… dhe për nder rroj”, ka thënë ajo.
Bashkëshorti i 41-vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që natën e ndërrimit të viteve ta kalonin të gjithë së bashku.
Ai ka treguar se Bedrie ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin.
Bashkëshorti dyshon se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në TikTok.
Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr.