Komode, e ngrohtë dhe me stil: Kjo është veshja që do të adhuroni këtë dimër
vovalbania
February 22, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ndër teksturat që janë në qendër të tendencave dimërore janë palltot me tegela, të cilat ndërthurin komoditetin me doza shtesë stili. Trendi i tegelave nuk është një pjesë e re në industrinë e modës. Janë pjesë e modës së përjetshme të tilla si çantat ikonë Chanel 2.55 dhe xhaketa klasike Burberry.
Megjithatë, sezonet e fundit, kjo tendencë ka rilindur dhe riprezantuar në një sërë versionesh të reja si çantat clutch të Bottega Veneta dhe fustanet me tegela të markës Ganni. Më poshtë janë veshjet më të bukura me tegela që do të gjeni në treg.