Dua Lipa pranoi unazë diamanti nga këngëtari i njohur

vovalbania February 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa pranoi unazë diamanti nga këngëtari i njohur

Dua Lipa tashmë ka fituar simpatinë e shumë emrave të famshëm të muzikës në botë, dhe Sir Elton John është njëri prej tyre.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore ka bërë të ditur se John i ka dhuruar asaj një unazë me një diamant, pak para se të shfaqeshin të dytë për të performuar së bashku në skenën e “Oscars” të “Elton John AIDS Fondation”.

“Një objekt që nuk do ta ndaja kurrë është një unazë diamanti vintage që më dhuroi Elton John. Vitin e kaluar Eltoni më ftoi të këndoja në festën paraprake të Oscars, të “AIDS Fondation”, dhe përpara se të performonim së bashku, unë u ftova në dhomën e tij. Ai më tha se donte të më jepte diçka të veçantë që i përkiste atij, dhe ai më dha këtë unazë fantastike prej ari me një diamant mbi të. Unë kurrë nuk e heq atë – ndihem sikur më sjell fat”, ka thënë Dua.

Ikona britanike e muzikës, Elton John, dhe ylli i muzikës pop, Dua Lipa, kanë lansuar vitin e kaluar këngën e re me titull “Cold Heart” e cila vjen në versionin remix dhe e shoqëruar me një videoklip të animuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48530 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE