Pas ndarjes nga Donaldi, Beatrix vjen me një mesazh të ndjerë “Nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë”
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes vetëm pak ditë pas daljes së aktorit nga shtëpia.
Nuk u panë bashkë në festën e post BVV e më pas Trixa i bëri “unfollow” Donaldit, gjë që pasoi me të njëjtin veprim nga ana e aktorit pas disa ditësh.
Donaldi ka fshirë çdo gjurmë të këngëtares nga llogaritë e tij në rrjete sociale por jo edhe videon me e puthjes së famshme me Bora Zemanin.
Teksa në rrjet po flitet se gjesti i Donaldit është një shenjë për prezantuesen, Trixa erdhi me një mesazh për ndjekësit e saj.
Ajo shkruan se është e bekuar për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, që besojmë se i referohet ndarjes nga Donaldi.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë.”