Cindy Marina, nga ekranet shqiptare në ato italiane
Cindy Marina do bëhet zyrtarisht pjesë e televizionit më të famshëm sportiv në Itali, Sportitalia. Të hënën në mbrëmje, Cindy ishte e ftuar në programin e famshëm italian, “SportItalia Mercato”, ku foli për karrierën e saj si volejbolliste e kombëtares shqiptare, si dhe për eksperiencën si Miss Universe Albania 2019. Ajo gjithashtu ceku edhe punën e saj si prezantuese e kampionatit italian në Shqipëri.
Cindy shprehu ndër të tjera dashurinë e madhe për sportin dhe gjithashtu magjinë e emocioneve që i ka dhuruar kampionati italian i futbollit. Në fund të emisionit Cindyt ju propozua nga drejtuesi i emisionit që të zëvendësonte prezantuesen Italiane Giusy Meloni por Cindy tha: “Do të ishte më mirë që së bashku të prezantonim ndeshjet e kampionatit italian për Shqipërinë”./revistawho.com