Edhe Arbana me shapka shkon në plazh, vetëm se kushtojnë mbi 800 euro

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe Arbana me shapka shkon në plazh, vetëm se kushtojnë mbi 800 euro

Pas udhëtimit me stafin e Big Brother Vip, Arbana ka vendosur të pushojë me të vegjlit e saj dhe Edin. Arbana nuk e ka zbuluar vendin, ndonëse nga fotot dhe videot, destinacioni i zgjedhur prej saj ngjan shumë me Maldivet. Fotot e saj me familjen kanë vazhduar edhe sot, e me siguri do vazhdojmë të shohim copëza nga ditët e tyre buzë oqeanit. Sot ajo ka publikuar një album fotosh ku ranë në sy shapkat Prada që ka veshur. Nga një kërkim i thjeshtë zbuluam se ato kushtojnë plot 1160 AUD. Ato janë pjesë e koleksionit të ri të markës luksoze.

Kujtojmë se momentalisht moderatorja është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të tretë, gjininë e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE