Gjërat që NUK duhet t’i anashkaloni në një marrëdhënie!

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjërat që NUK duhet t’i anashkaloni në një marrëdhënie!

Kur vërtet dëshironi që një lidhje sentimentale të funksionojë, është e lehtë të injoroni karakteristikat jo-aq-inkurajuese të partnerit.

Ndoshta do ta gjesh veten duke justifikuar sjelljet e tij negative ose duke injoruar të gjitha ato sinjale që thonë se në afat të gjatë ai nuk do të jetë një partner i dashur dhe mbështetës. Ne kërkuam nga ekspertët që të ndajnë disa nga shenjat më pak të spikatura, në mënyrë që t’u kushtoni më shumë vëmendje nëse keni një marrëdhënie.

Jo të gjitha gjërat e renditura më poshtë do t’u japin fund menjëherë lojërave, por, të paktën, ia vlen të merren parasysh dhe të flisni me partnerin ose analistin.

Partneri flet keq për ish-in, për të gjithë ish-at.

Partneri ju manipulon, duke ju bërë të dyshoni te vetja dhe te perceptimi juaj i realitetit.

Partneri refuzon të bëjë një përpjekje më shumë për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë tuaj.

Partneri është i pasjellshëm ose i keq me të panjohurit.

E ka të vështirë të kërkojë falje.

Partneri është çuditërisht posesiv ose i rezervuar me telefonin.

Shpesh koha dhe paratë e shpenzuara nga partneri nuk janë të justifikuara.

Partneri nuk ndihet mirë duke bërë diçka të këndshme me ju – ose nuk ka qenë kurrë që nga fillimi.

Partneri nuk e respekton hapësirën tuaj.

Partneri tallet me ju para të tjerëve, edhe nëse i keni kërkuar atij që të mos e bëjë atë.

Partneri pothuajse gjithmonë është pa humor të mirë.

Partneri gjithmonë flet për veten dhe rrallë tregon interes për jetën tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48128 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE