“Po kthehemi të dyja”, Jonida Vokshi rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet emisioni që do të drejtojë

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Po kthehemi të dyja”, Jonida Vokshi rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet emisioni që do të drejtojë

Jonida Vokshi po përgatit rikthimin në ekran. Aktorja ka ngacmuar së fundmi ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një postim rreth projektit të ri që po sjell.

Ajo ka postuar një foto në Instastory, ku shihet vajza e saj me një libër në dorë duke shkruar: “Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt po bëhemi të dyja”, duke nënkuptuar se ajo do jetë moderatorja e emsisionit që u dedikohet fëmijëve dhe rikthehet pas shumë vitesh në ekran.

Megjithatë, Jonida nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth këtij rikthimi në ekran që do e sjellë edhe më pranë fëmijëve.

Kujtojmë se emisioni i saj i fundit ka qenë “Thurje” dhe më pas solli një projekt personal në platformat digjitale me bashkëshortin e saj. Mirëpo, pasi u bë nënë Jonida e ndërpreu edhe atë dhe angazhimi i saj i fundit ka qenë seriali “H.O.T”.

Para disa javësh në një intervistë Jonida tha se po përgatit rikthimin në ekran dhe se do kishte dëshirë që të vinte me një projekt.

“Më ka marrë malli shumë. Nuk e di a do mundem dhe nuk e di sa do jetë fluksi i xhirimeve të sezonit të dytë për serialin. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem, por varet nga formati i emisionit.”-tha ajo asokohe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE