Shfaqjet dhe serialet televizive nderohen me çmime, triumfon Will Smith

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shfaqjet dhe serialet televizive nderohen me çmime, triumfon Will Smith

Së fundmi u zhvilllua ceremonia e ndarjes së cmimeve “Sag Awards 2022” e  cila nderon disa nga shfaqjet më të mira televizive dhe filmike të vitit nga aktorët.

Kastet e “Ted Lasso” dhe “Succession” fituan në kategoritë më të mira televizive të komedisë dhe dramës. Aktorët e “Squid Game” e mposhtën konkurrencën e tyre “Succession” në kategoritë e aktrimit të dramës, dhe Will Smith si edhe Michael Keaton u nderuan me çmimin “Aktori kryesor në një film” dhe “aktori mashkull në një film televiziv ose mini-serial”.

Brian Cox i “Succession” në fjalimin e tij, trajtoi pushtimin rus ndaj  Ukrainës, duke lavdëruar presidentin Volodymyr Zelenskyy, një ish-komik, dhe duke ofruar mbështetje për aktorët rusë, të cilët “nën dhimbjet e tradhtisë së lartë” nuk mund të flasin.

Kate Winslet u vlerësua për performancën e jashtëzakonshme e aktores në një film televiziv ose mini-serial “Mare of Easttown”. Lee Jung-jae, u vlerësua për performancën në rolin e aktorit mashkull në serialin dramë “Squid Game”.

Klan News

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE