Britney Spears krejtësisht nudo në plazh

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britney Spears krejtësisht nudo në plazh

Mënyrë për të festuar çlirimin nga mbikqyrja ligjore

Po bëhen 4 muaj qëkurse u lirua nga mbikqyrja ligjore e të atit, por Britney Spears nuk resht së festuari për lirinë e saj, pas 13 vitesh jetese të kufizuar. Ylli i muzikës Pop i viteve ’90 u shfaq krejtësisht e zhveshur në plazh, në disa foto e video të publikuara para 40 milionë ndjekësve në profilin e saj në Instagram.

40-vjeçarja ka zgjedhur këtë mënyrë për të demonstruar publikisht lirinë e saj, pasi ajo ka postuar disa herë foto dhe video nudo që kurse mori lirinë nga gjykatat amerikane.

Ajo synon të rikthehet së shpejti fuqishëm në botën e muzikës. Ndërsa muajin e kaluar ajo nënshkroi një kontratë të majme prej 15 milionë dollarësh më një shtëpi botuese amerikane, sa ¼ e pasurisë së saj, për të rrëfyer peripecitë që ka kaluar në jetë, ku një vend të rëndësishëm ze edhe mbikqyrja ligjore gati një dekadë e gjysmë e të atit. Ajo planifikon edhe të martohet me të dashurin e saj, muzikantin Sam Asghari, që është 28 vite më i ri.

Tv Klan

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE