Leonora Jakupi feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

vovalbania March 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Leonora Jakupi feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi feston ditën e sotme përvjetorin e lindjes. Diva e muzikës mbush plot 43 vite jetë. Në këtë ditë shumë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq, kolegë dhe fansa në rrjete sociale.

Leonora ka bëjë bujë me projektet e fundit. Ishte kënga “Komandant”, teksti i së cilës i dedikohet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë, që bëri të shkruajnë mediat serbe.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, ishte një prej titujve që kishte një portal. Këngëtarja reagoi duke korrigjuar atë që kanë shkruar mediat teksa shprehet: “Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE