Vargjet u bën virale, këngëtari shqiptar zbulon nëse kënga ka të bëjë me Bora Zemanin!

vovalbania March 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vargjet u bën virale, këngëtari shqiptar zbulon nëse kënga ka të bëjë me Bora Zemanin!

“Falje vetes” mban titullin kënga e Sardi Strugaj, e cila u pëlqye nga publiku por u bë virale edhe përshkak të një pjese të tekstit ku përmendej Bora.

  • “e sa herë mendon ajo për borën
    ftohti zemrën nuk ia prek
    Falje vetes i kërkonte ajo
    nuk e kishte vënë dje në vendin e parë”

Publiku aludoi se ishte frymëzim nga Bora Zemani dhe situata e krijuar me Donaldin ndërsa për këtë ka folur vet së fundmi artisti i ftuar në “Wake up”.

Ai tha se këto vargje nuk i drejtohen Bora Zemanit, por më pas ia la fansave të aludonin gjithçka pasi tha se ka njëfar lidhje.

“Është diskutuar shumë sepse është përmendur bora. Nuk bëhet fjalë për Bora Zemanin, por për borën si fenomen natyror. Ka qenë frymëzim, por jo direkt me historinë e ‘Big Brother’…Ka njëfarë lidhje, por nuk mund ta them lidhjen konkrete… Është shumë e bukur se si ka dalë për secilin nga personazhet, është e përshtatshme.”- u shpreh ai.

Rikujtojmë se Sardi ka performuar në skenën e “Për’puthen” dhe nuk i ka kursyer komplimentet për moderatoren e programit, Bora Zemani.

“Çdokush duhet ta thotë çdo natë ty sa e bukur je, je një ndër vajzat më të bukura të trojeve shqiptare.”- u shpreh këngëtari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48391 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE