Fisnik Syla tregon se është ndarë përfundimisht nga Fjolla Morina
Ai është komentuar në masë të madhe për raportin me këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina.
Edhe pse thuhej se dyshja ishin ndarë, një gjë e tillë nuk u konfirmua asnjëherë nga asnjëra palë.
Dhe së fundmi ka qenë biznesmeni nga Gjilani që ka treguar se momentalisht është beqar, që do të thotë se është ndarë përfundimisht nga 33-vjeçarja.
“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit të juaj, do të ju përgjigjem: Beqar dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të marrë nga jeta atë që e meriton”, ka thënë ai. Javë më parë ai u përfshinë në një skandal mediatik, ndërsa u akuzuan nga një agjenci turistike, që nuk i ka shlyer detyrimet financiare. Artistja ndërkohë u distancua nga kjo ngjarje dhe tha se nuk ishte dijeni për atë që kishte ndodhur mes pronarit të agjencisë dhe Fisnik Sylës.
E njëjta madje paralajmëroi një padi për ata që përmendën emrin e saj nëpër portale.