E kritikuan për deklaratën ndaj trekëndëshit “Bora-Donald-Beatrix”? REAGON ashpër Einxhel: “Ca njerëz …”

vovalbania March 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E kritikuan për deklaratën ndaj trekëndëshit “Bora-Donald-Beatrix”? REAGON ashpër Einxhel: “Ca njerëz …”

Einxhel Shkira ka reaguar ashpër në rrjete sociale dhe mendohet të ketë të bëjë me deklaratën për trekëndëshin “Donald-Bora-Beatrix”.

“Në të gjitha situatat kam qenë vetëm dhe askush nuk ngrihej me zë të lartë të thoshte se është padrejtësi kjo që po thuhet. Kur janë analizuar të njëjtat gjëra nga banorë të tjerë, të cilët janë glorifikuar, mund të jenë të ngjashme me të miat por thjesht ata të tjerët kanë pasur mbështetje kurse për të miat jo.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me njerëzit jashtë. Nëse unë do kisha vepruar si Donaldi, nëse do kisha pasur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj më vonë do kisha njohur dikë dhe do isha dashuruar, e do e kisha lënë, jam kurioze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?“, tha ajo në intervistën e saj të fundit.

Me anë të një postimi Instagram duket mjaft e revoltuar por edhe pse e lë të paqartë se kujt i drejtohet, kuptohet që e ka për deklaratën pasi në fund shprehet: Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?”

“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’din të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!!
Ku mbeti logjika?
Ehh!! Ishin kohë të arta kur ekzistonte dhe ajo mes nesh…
Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet,s’e kam bërë kurrë… përkundrazi
Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?”- ka shkruar ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE