“Mos ki frikë të jesh vajza që bën krenarë prindërit”, Bora Zemani del me mesazhin e fortë: Rritini djemtë tuaj me frymën që… (FOTO)
Moderatorja Bora Zemani ka dalë me një mesazh emocionues sot në kuadër të festës së 8-Marsit.
Ajo ka postuar disa foto, ku shfaqet e veshur me të zeza dhe duket më në formë se kurrë.
Sipas Borës, është e rëndësishme të jesh grua e vetëpërmbushur, sepse lumturinë tënde nuk e ka në dorë askush tjetër veç teje.
Sakaq, moderatorja i bën thirrje vajzave të mos kenë frikë të bëjnë krenarë prindërit.
Postimi i plotë:
Gezuar 8 marsin krijeses me te bukur!
Dua te uroj sot te gjitha ato gra qe pavaresisht veshtiresive e sakrificave ia kane dale me vendosmeri, duke mos u dorezuar kurre.
Nuk do lodhem asnjehere se theni se nenat shqipetare jane heroina, gruaja shqipetare eshte shembull.
Jam shume e lumtur qe njoh cdo dite e me shume gra te pavarura, sipermarrese, te zgjuara, te bukura, me plot vetebesim.
Eshte e rendesishme te jesh grua e vetepermbushur sepse lumturine tende nuk e ka ne dore askush tjeter vec teje.
Rritini vajzat tuaja me kete fryme dhe akoma me teper djemt tuaj… te ndihen krenar per nje nene te tille dhe neser per nje partnere te tille. Mos ki frike te jesh vajza qe bene krenar prinderit e saj, nje nene e mrekullueshme, nje bashkeshorte besnike, nje grua e suksesshme, nje nxenese e perjetshme qe gjithmone kerkon te mesoj e te rritet me shume. Behu NJERI I BUKUR! Grate munden te jene te gjitha keto, grate jane te forta!