Nga çamçakëzi tek tavolina/ Zbulohen kërkesat e këngëtarit Maluma për koncertin në Shqipëri

vovalbania March 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga çamçakëzi tek tavolina/ Zbulohen kërkesat e këngëtarit Maluma për koncertin në Shqipëri

Uarda Koci tregoi për “Shqipëria Live” disa nga kërkesat që ka paraqitur këngëtari me famë botërore Maluma para koncertit në Shqipëri, më 14 mars.

Kërkesat e paraqitura nga stafi i tij fillonin me një tavolinë ping-pongu në prapaskenë. Një detaj disi i çuditshëm por i domosdoshëm nga ana e këngëtarit.

“Maluma është një djalë super solar dhe gjithë ky ndriçim, pozitivitet i tij përcillet tek stafi i jashtëzakonshëm”, tha Uarda, një nga organizatoret e koncertit.

Disa nga kërkesat përfshinin kafenë, çajin dhe mjaltin.Një kërkesë tjetër po aq e domosdoshme janë çamçakëz pa sheqer, pasi në këtë mënyrë ai redukton stresin.

“I kemi sugjeruar stafit produktet vendore dhe njëkohësisht i promovojme produktet tona”, u shpreh Uarda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE