Anxhela Peristeri tregon në TAR gjithçka rreth koncertit të saj recital dhe jo vetëm!

vovalbania March 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anxhela Peristeri tregon në TAR gjithçka rreth koncertit të saj recital dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri për të na folur më shumë rreth mini albumit të saj të ri i cili përbëhet nga 5 këngë, ku artistja ka ardhur edhe me lajka, edhe lozonjare. Këto këngë Anxhela pritet t’i këndojë së shpejti në koncertin e saj recital të titulluar “Aromë Gruaje”. Fillimisht, si ka nisur e gjithë gjëja për Anxhelën? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

Sa i përket pjesëmarrjes së Anxhelës si anëtare jurie ne Festivalin e RTSH ku fituese u shpall Ronela Hajati, si ka qenë për të e gjithë kjo eksperiencë?

Si anëtare jurie është gjithmonë shumë e vështirë jo për faktin se do vendosësh se kush do e fitojë, por për faktin se ke njerëz që të njohin, këngëtar që thonë: ‘mua nuk ma dha’, kjo gjëja duhet të largohet nga opinioni. Unë personalisht kam marrë pjesë në shumë festivale dhe kurrë nuk kam kapur një koleg duke i thënë se pse më ke votuar, pse nuk më ke votuar sepse mendoj që fakti që vlerësohesh ose jo është se ke bërë ose nuk ke bërë diçka. Këtë vit më pëlqeu festivali, ishte dinjitoz, prezantuesit shumë të mirë, kishte këngë të bukura, nuk mund të them që pati prurje ‘obobo’. Për Ronelën e kemi thënë mendimin tonë, kemi votuar për vendin e parë.

Ndërkaq, Anxhela na zbulon më shumë rreth koncertit recital të saj:

Do të jetë në datën 1 prill në Teatrin e Operas dhe Baletit. Faktor kryesor është albumi, jemi përpjekur të bëjmë një super program për njerëzit që do të vinë aty. Më pëlqejnë koncertet recitale sepse në koncertet që kam patur në dimër apo verë nuk më është dhënë mundësia të këndoj ato që dua të këndoj dhe kështu sjellja e këtij koncerti më jep mundësinë mua të shfaq talentin tim maksimalisht dhe ndjekësit të dëgjojnë çdo këngë timen dhe ta shijojnë. Do të ketë këngë ‘single’ dhe kolazhe. Quhet “Aromë gruaje” sepse doja që këto këngë t’ja dedikoja grave, është një recital për të kuptuar forcën dhe ndjenjën e tyre. Është një skuadër e madhe që po punon që nga orkestra, falenderoj Kozeta Kurtin e cila po merret pothuajse me të gjitha gjërat. Sonte del dhe promo e koncertit dhe njerëzit mund të rezervojnë biletën e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE