“Mariupol tani është vetëm ferr”/ Banorët e larguar nga lufta tregojnë tmerrin e shkaktuar nga Rusia
Banorët e larguar nga qyteti ukrainas i Mariupolit janë shprehur se kushtet për të jetuar aty janë “të padurueshme” dhe “vetëm ferr”. CNN ka publikuar pamjet tronditëse të dronëve dhe fotot satelitore, ku tregojnë shkatërrimin e plotë të shkaktuar nga bombardimet ruse.
Kreu i administratës rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, është shprehur se mjekët dhe pacientët po mbaheshin kundër dëshirës së tyre në spitalin rajonal të kujdesit intensiv në Mariupol.
“Është e pamundur të dalësh nga spitali. Ata qëllojnë fort, ne ulemi në bodrum. Makinat nuk mund të shkojnë në spital për dy ditë. Ndërtesat e larta rreth nesh po digjen … Rusët kanë nxituar 400 njerëz nga ndërtesat fqinje në spitalin tonë. Ne nuk mund të largohemi”, tha Kyrylenko, duke cituar punonjësin.
Ndërsa Sergei Orlov, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, tha gjithashtu se spitali ishte i pushtuar nga trupat ruse, të cilët përdorën mjekë dhe pacientë si robër, shkruan CNN.