Çmimet BAFTA kryesohen nga Will Smith dhe Joanna Scanlan
Fituesit dhe të nominuarit në natën më të madhe të filmit në Britani u drejtuan për një festë pas ceremonies në Grosvenor House Hotel të Londrës, pas eddicionit të 75-të të Çmimeve të Filmit të Akademisë Britanike, BAFTA.
Will Smith që mungonte fitoi çmimin e aktorit kryesor për rolin e babait të kampioneve të tenisit Venus dhe Serena Williams në “King Richard”, ndërsa Joanna Scanlan fitoi aktoren kryesore për portretizimin e një të veje që zbulon sekretin shkatërrues të burrit të saj të ndjerë në “Pas dashurisë”. Ariana DeBose mori trofeun e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin “West Side Story” të Spielberg.
“Summer of Soul”, me regji të Ahmir “Questlove” Thompson të grupit hip-hop The Roots, fitoi dokumentarin më të mirë për rrëfimin e Festivalit Kulturor të Harlemit të vitit 1969. “The Power of the Dog” e Jane Campion fitoi çmimin për filmin më të mirë BAFTA dhe regjisorin më të mirë. Producentët e filmit morën çmimin në emër të saj.