Alketa i thotë dy fjalë rolit të saj frymëzues në jetë

vovalbania March 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alketa i thotë dy fjalë rolit të saj frymëzues në jetë

Alketa Vejsiu ka zgjedhur fjalët më të dashura për gruan që e ka inspiruar gjithë jetën e saj.
Duke mos nguruar të shprehë gjithmonë mirënjohjen, me postin e fundit në rrjetet sociale Alketa ka treguar muzën e frymëzimit që nuk kishte se si të ishte ndryshe veç mësueses së jetës artistike të saj, Vera Grabocka.
“Shumë njohin Verën si një super grua. Unë njoh Verën, super njeriun. Gëzuar ditëlindjen modelit tim frymëzues përgjithmonë”, ka shkruar ajo.
Vejsiu i ka hedhur hapat e para në televizion në një moshë të hershme dhe pas eksperiencës së parë në Top Albania Radio u bë bashkë me Verën duke mos e ndarë kurrë më këtë rrugëtim të tyre të përbashkët. Dhe sot ku ka Alketa ka një Verë dhe ku ka një Verë ka një Alketa, pasi marrëdhënia e punës ngjizi dhe një miqësi shumë vjeçare të vyer mes tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45377 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE