Ronela Hajati humb njeriun e dashur: Zoti të ka pranë vetes
vovalbania
March 22, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Me një foto në llogarinë e saj, Ronela Hajati ka treguar se sot ka humbur një nga njerëzit më të dashur të saj, gjyshen.
“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi, s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës”, ka shkruar këngëtarja krah postimit.
Ndonëse Ronela përgjithësisht nuk ndan momente nga jeta private në rrjetet sociale, duket se humbja e fundit e ka prekur dhe e ka ndarë me të gjithë.