Don Xhoni feston ditëlindjen dhe të gjithë i kanë sytë tek dhurata që i ka bërë vehtes!

vovalbania April 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Don Xhoni feston ditëlindjen dhe të gjithë i kanë sytë tek dhurata që i ka bërë vehtes!

Reperi i njohur shqiptar, Xhonatan Isufi i njohur si Don Xhoni, ka festuar ditëlindjen.

Artisti nga Drenica ka lindur më 8 prill të vitit 2000 dhe ka mbushur 22 vjeç.

Ndërkohë që ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale, ai tregon se ka blerë një vilë të re.

“Dhuratë vetes për ditëlindje Vilë në pandemi”, ka shkruar ai në përshkrimin e një fotografie të shpërndarë në InstaStory, ai madje ka publikuar edhe marrëveshjen duke shtuar: “Elhamdulilah vetëm Zotit të madh edhe krejt juve për krejt dashurinë e mbështetjen prej ditës së parë”.

Ai nuk ka harruar të përmendi edhe planet e ardhshme duke shkruar: “Vazhdojmë 2022 me super-surpriza që janë duke ardhur në këtë vit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE