Dua Lipa nominohet në çmimet “Ivor Novello”

vovalbania April 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa nominohet në çmimet “Ivor Novello”

Hiti i  “Cold Heart” e Dua Lipas nominohet në “Ivor Novello” krahas emrave të mëdhenj

Dua Lipa vijon sukseset e saj në arenën ndërkombëtare. Këngëtarja me origjinë shqiptare është nominuar në “Ivor Novello Aëards 2022” krah artisteve të medhenj ndërkombëtar si Adele, Ed Sheeran, Coldplay dhe  Dave.

Hiti i njohur muzikor  “Cold Heart” në bashkëpunim me artistin Elton John është nominuar në kategorinë “Kënga më e dëgjuar e vitit”.

Sheeran, i cili së fundmi ka fituar edhe një çështje  gjyqësore për të drejtat e autorit, ka tre nominime. Këngët hit “Bad Habits” dhe “Shivers” janë në garë për punën më të realizuar.

Çmimet ”Ivor Novello“ kanë të bëjnë me punën krijuese në shkrimin dhe kompozimin e këngëve dhe gjithashtu  vlerësojnë një numër kantautorësh dhe grupesh muzikore  për kontributin e tyre për muzikën britanike.

Ceremonia e këtij viti do të jetë prezantimi i 67-të i Ivors, që do të zhvillohet në Londër më 19 Maj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE