Janë hapur dhjetë korridore evakuimi për të shtunën

vovalbania April 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Janë hapur dhjetë korridore evakuimi për të shtunën

Dhjetë korridore humanitare janë hapur për të shtunën, pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për lejimin e largimit të qytetarëve.

Korridoret humanitare përfshijnë edhe qytetin jugor Mariupol me transport privat.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

BBC-së takoi civilë që kishin arritur të largoheshin nga Mariupol ditët e fundit, të cilët e përshkruan atë si një “varreza”.

Ata folën për trupa të varrosur në varre të cekëta, grabitje nga luftëtarët çeçenë dhe banorë të uritur që vriteshin kur dilnin nga strehimoret për të gjetur ujë.

Të mërkurën, tetë autobusë që transportonin të evakuuar u shoqëruan nga KNKK në Zaporizhzhia.

Të ardhurit kishin të gjitha gjërat që mund të mbanin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE