U përjashtua për 10 vite nga “Oscars”, reagon Will Smith
Bordi i Guvernatorëve për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit të premten morën vendimin për masat disiplinore ndaj Will Smith.
Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së 94-të të Oscars dhe votoi për të ndaluar Smithin nga të gjitha ngjarjet e Akademisë, duke përfshirë Oscars për 10 vite.
“Edicioni i 94-të i Oscars, ishte menduar të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar, megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë Smith të ekspozonte në skenë”, thuhet në deklaratën e Oscars.
Will Smith ka reaguar pas vendimit për ta përjashtuar për 10 vite nga Oscars, duke paranuar atë.
“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë,” tha ai në një deklaratë të shkurtër për Page Six.
Ndryshe, Smith sulmoi Rockun pasi komediani bëri një shaka për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith.
Pinkett Smith ka folur publikisht për luftën e saj me rënien e flokëve për shkak të alopecisë.