Parashikimi i motit 9 Prill 2022

vovalbania April 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit 9 Prill 2022

Sipas MeteoAlb, kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.  /tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45369 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE