“Vetëm organi na ndryshon nga një femër”, transgjinorja: Kur të martohem do ndërroj mbiemrin

vovalbania April 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vetëm organi na ndryshon nga një femër”, transgjinorja: Kur të martohem do ndërroj mbiemrin

Luana është një vajzë transgjinore e cila ka rrëfyer për emisionin “Zonë e Lirë” se ka vendosur që të mos bëhet një vajzë tamam, duke thënë se vetëm organi e ndryshon nga një femër.

Po ashtu, Luana ka rrëfyer se nuk ka ndërruar dhe mbiemrin për respekt të familjes teksa ka shtuar se në momentin që të martohet do ta ndryshojë.

Arian Çani: Domethënë të mos bëhesh vajzë tamam?

Luana Myrtollari: Unë ndihem, vetëm organi na ndryshon nga një femër.

Arian Çani: Ka persona të tjerë që duan të bëhen totalisht vajza.

Luana Myrtollari: Patjetër.

Arian Çani: Ndërsa ti ke vendosur të rrish kështu siç je, të mos bëhesh totalisht vajzë? Pra, t’i mbash të dyja gjinitë në njëfarë mënyre?

Luana Myrtollari: Po. Ku ka më bukur?!

Arian Çani: Do të të ftoj me shumë kënaqësi njëherë tjetër që të bëjmë muhabet dhe do të të bëj pyetjen që “Luana mirë bëre që ndërrove emrin, por pse le këtë mbiemër?”. Që të mos ketë kontrast sepse Luana shkon, është një emër goce, duhet të kishte ndryshuar dhe mbiemrin.

Luana Myrtollari: Po sepse për respekt të familjes që unë kam, duhet të mbaj atë mbiemër.

Arian Çani: Në përgjithësi e mbajnë djemtë mbiemrin e familjes…

Luana Myrtollari: Kur të martohem Çani, do ta ndryshoj./

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65546 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE