Apel për më shumë përpjekje që të shpëtohen jetët në Mesdhe!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Apel për më shumë përpjekje që të shpëtohen jetët në Mesdhe!

Organizatat e shpëtimit si “SOS Mediterranee”, “Mjekët pa kufij” (MSF) dhe “Sea-Watch” bënë thirrje për më shumë përpjekje europiane të kërkimit dhe shpëtimit detar në Mesdheun Qendror, për të parandaluar që më shumë emigrantë të vdesin këtë verë, ndërsa përpiqen të arrijnë brigjet europiane. Në një deklaratë të përbashkët, theksuan:

Brenda pesë ditëve, një anije e operuar nga MSF dhe një tjetër e marrë me qira nga “SOS Mediterranee”, në partneritet me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), shpëtuan 16 varka në fatkeqësi.

Një javë më parë, “Sea-Watch 3” ishte gjithashtu në gjendje të shpëtonte pesë varka në fatkeqësi në det, me 444 të mbijetuar.

Pa praninë e aseteve civile të kërkimit dhe shpëtimit në Mesdheun Qendror, fëmijët, gratë dhe burrat e shpëtuar gjatë këtyre operacioneve do të ishin lënë në fatin e tyre në ujërat ndërkombëtare jashtë Libisë, në rrugën më vdekjeprurëse të migrimit detar në botë që nga viti 2014.

Shkëputja e kapaciteteve detare europiane nga kërkim-shpëtimi, si dhe vonesat në caktimin e një vendi sigurie për zbarkim kanë dëmtuar integritetin e kapacitetin e sistemit dhe për rrjedhojë aftësinë për të shpëtuar jetë. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, 907 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe vetëm këtë vit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52592 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE